22 179 pensionistë të vetmuar morën barnat në banesë, vetëm sot u shërbyen 2715 të moshuar

TIRANË, 31 mars/ATSH/ Në 24 orët e fundit 2715 pensionistë të vetmuar kanë marrë barnat me rimbursim në banesë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se deri ditën e sotme 22 179 pensionistë të vetmuar në të gjithë Shqipërinë kanë përfituar nga shpërndarja e barnave në banesë.

“Kontaktoni linjën e gjelbër 0800 40 40 për çdo pyetje që keni për COVID-19. Telefononi 127 nëse keni shenja klinike apo keni kontaktuar një person të prekur me COVID-19”, tha Manastirliu, ndërsa u bëri thirrje të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi.

/m.m//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.