MJEKESI – OBSH: Bllokimet e Italisë duhet ta stabilizojnë epideminë e Kovid-19

GJENEVE, 30 mars /ATSH-MIA/ – Bllokimet totale dhe masat e zbatuara në Itali gjatë dy javëve të fundit duhet ta stabilizojnë epideminë e koronavirusit, por do të nevojitet ndjekje e kujdesshme, deklaroi drejtori ekzekutiv i OBSH-së Majk Rajan.

“Shpresojmë se Italia dhe Spanja pothuajse janë në atë nivel, por virusi nuk do të tërhiqet vetvetiu, ai duhet të zvogëlohet përmes përpjekjeve shëndetësore publike”, tha Rajan në konferencën për shtyp.

“Rastet që i shohim sot janë reflektim i ekspozimit prej para dy javësh”, theksoi Rajan. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.