Dora e ndihmës Italisë mike në këto orë të vështira

TIRANË, 28 mars /ATSH – I. Vata/ Ministri në Detyrë për Eropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shoqëruar sot 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë që u nisën drejt Italisë për të ndihmuar në përballimin e situatës së rëndë të krijuar nga koronavirusi COVID-19.

Cakaj shprehet se “me mjekët e infermieret e shkëlqyera shqiptare rrugës për në Romë për t’i dhënë dorën e ndihmës Italisë mike në këto orë të vështira”.

30 mjekë dhe infermierë shqiptarë u nisën sot drejt Italisë, ku do të luftojnë në vijën e zjarrit me COVID-19.

Kryeministri Edi Rama tha në fjalën përshëndetëse nga aeroporti “Nënë Tereza”, pak para nisjes së fluturimit të tyre, se “Italia është shtëpia jonë dhe sot jemi të gjithë italianë”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.