30 mjekë e infermierë shqiptarë në ndihmë të Italisë, ambasada: Akt solidariteti dhe afërsie

TIRANË, 28 mars /ATSH – I. Vata/ Ambasada e Italisë në Shqipëri falënderoi qeverinë shqiptare për ndihmën që i jep Italisë në këtë situatë të vështirë të krijuar nga pandemia e koronavirusit COVID-19.

Ambasada italiane shprehet se “sapo u nis në fluturim avioni që do të çojë në Itali 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë për të dhënë kontributin e tyre në zonat italiane më të prekura nga koronavirusi”.

“Faleminderit qeverisë shqiptare për këtë akt solidariteti dhe afërsie”, shprehet ambasada e Italisë në Shqipëri.

Mjekët dhe infermierët do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.