Operacionet humanitare/ Ndihma ushqimore në 12 749 familje, 1 328 të tjera u asistuan me barna mjekësore


TIRANË, 25 mars/ATSH/ 12 749 familje të tjera u shërbyen me ndihmë ushqimore dhe 1328 me barna mjekësore, në kuadër të operacioneve humanitare që po vijojnë në gjithë vendin për t’u ardhur në ndihmë pensionistëve të vetmuar dhe familjeve në nevojë.

Lajmin bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama i cili u kërkoi qytetarëve që të kenë besim dhe të bëjnë durim”.

Strukturat shtetërore po asistojnë me ndihma të gjithë pensionistët e vetmuar apo familjet në nevojë, në kushtet e izolimit të detyruar nga COVID-19.

Paketat ushqimore po vijojnë të shpërndahen në gjithë vendin nga ekipet e strukturave vendore si dhe nga ushtria./m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.