AIDSSH: Demonstrata e Kavajës, 30 vite nga thirrjet e para kundër diktaturës

TIRANË, 25 mars /ATSH – I. Vata/- Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit  kujtomn sot 30 vjetorin e ndeshjes “Besa-Partizani” në Kavajë ku u lëshuan thirrjet e para kundër diktaturës

“30 vjet më parë, në ndeshjen “Besa-Partizani” të luajtur në stadiumin “Besa” të Kavajës, u luajtën disa nga aktet kurajoze që pararendën demokracinë, me parulla kundër sistemit e revoltë kundër policisë”, shprehet .

Duke sjell në vëmendje ngjarjen AIDSSH shton se “Një ditë më pas, me arrestimin dhe shoqërimin e protagonistëve dhe të personave të tjerë në komisariat, qytetarët u mblodhën atje me parullat: “Lironi shokët tanë”, “Liri, demokraci”, “Poshtë diktatura”, “Poshtë pushteti popullor” dhe e goditën ndërtesën me gurë, duke i thyer xhamat”.

“Demonstrata e Kavajës, prelud i lëvizjes antikomuniste në Shqipëri u përball egërsisht me diktaturën, që dënoi për agjitacion e propagandë të rinjtë e përfshirë, pas hetuesisë e përpunimit në dhomat e izolimit duke intensifikuar masat operative për të zbuluar, neutralizuar e goditur organizatorët. Dokumentet arkivore që i referohen ngjarjeve të 25-26 marsit 1990 mund të vihen në dispozicion të të interesuarve dhe studiuesve, në përputhje me ligjin 45/2015”, sqaron AIDSSH.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.