LONDËR – Muzeu Britanik rritje të ndjeshme të vizitorëve në internet

LONDËR, 20 mars /ATSH/ – Muzeu Britanik po përjeton një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve në internet.

Ndër 10 kërkimet më të shumta rezultojnë ato sendet prej bronzi të Beninit, pllakat metalike dhe skulpturat që dekoruan pallatin mbretëror të Mbretërisë së Beninit, dhe gurët e shahut, të ashtuquajtur ”Lewis Chessmen”, që daton që nga shekulli XII.

Muzeu Britanik theksoi se numri i vizitorëve në internet midis 1 dhe 18 marsit ishte 978 548 vizitorë nga 472 890 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pjesa më e madhe e rritjes së këtij numri ka ndodhur gjatë shtatë ditëve të fundit.

Numri më i madh i vizitorëve në internet është nga Italia, më pas nga Britania e Madhe (175 734), SHBA (113 741), Spanja (111 707), Turqia (54 133), Rusia (22 764), Kanadaja (15 610) dhe Australia (15 575).

Arsyet janë të qarta: të gjithë muzeumet dhe galeritë e arteve në Britaninë e Madhe janë mbyllur këtë javë dhe ata që rrinë në shtëpi duan një mënyrë argëtimi, që e gjejnë në internet.

Ndër 10 kërkimet më të mira janë ato për Egjiptin, turet virtuale, bronzi i Beninit, guri  Rosetta, ata të shahut e tjerë.

Drejtori i Muzeut Britanik, Hartwig Fischer tha se “kultura na jep rehati në kohë trazirash, na bashkon dhe na bën të kuptojmë se çfarë do të thotë të jesh njerëzor”.

”Ndërsa bota merret me këtë krizë aktuale, unë jam i kënaqur që kaq shumë njerëz po vijnë në faqen e internetit dhe koleksionet në internet të Muzeut Britanik”, theksoi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.