MILANO, 19 mars /ATSH-ANSA/- Numri i prekjeve në Itali është ende në rritje: që nga fillimi i epidemisë janë infektuar 35.713 persona me COVID-19, dhe janë regjistruar 2 978 viktima.
Kryeministri Conte parashikon shtrirjen e masave shtrënguese dhe mbylljen e shkollave Ndërkohë, qeveria po shqyrton ndalimin e sporteve në natyrë dhe zvogëlimin e orëve të hapjes së dyqaneve (rregulla të reja).
Në frontin ndërkombëtar, për herë të parë që rënia e epidemisë, Kina nuk ka përjetuar ndonjë infeksion “të brendshëm” dhe qyteti i Vuhanit duket se po i kthehet jetës normale.