ARABI SAUDITE – Mbreti Salman premton vazhdimësinë e masave kundër COVID-19

RIAD, 19 mars /ATSH-DPA/ – Mbreti Salman i Arabisë Saudite, në një fjalim të parë që nga shpërthimi i koronavirusit, u zotua të vazhdojë masat paraprake për të përballuar pandeminë.

“Po jetojmë në një fazë të vëshitrë të historisë botërore. Megjithatë, jemi shumë të sigurt se kjo fazë do të mbarojë dhe do të kalojë, pavarësisht vëshitrësive”, deklaroi ai.

Mbreti i bëri thirrje shtetasve sauditë të bashkëpunojnë për të luftuar virusin. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.