ROMË, 16 mars /ATSH-AFP/- Të mbyllura për publikun për shkak të koronavirusit, vendet më të famshme arkeologjike italiane, veçanërisht Pompei dhe Herkulaneum, kanë vendosur të ofrojnë turne virtuale në rrjetet sociale.
Në përputhje me urdhrin e qeverisë “Unë rri në shtëpi”, Pompei, i njohur si trashëgimi botërore dhe vendi i tretë më i vizituar në Itali, pas Koloseut në Romë dhe Muzeut “Uffizi” në Firence, ka ofruar në internet një video, ku tregon historinë e vendit dhe se si u varros ai nga shpërthimi i Vezuvit, afër Napolit.
Faqja e Herculaneum, gjithashtu afër Napolit, publikon çdo të mërkurë në rrjetet sociale imazhe dhe video që promovojnë veprat e tij më të bukura.
Faqja “Paestum” pati idenë origjinale që të përdorë objekte nga koleksionet e saj për të rritur ndërgjegjësimin në luftën kundër koronavirusit: një amforë për të kujtuar larjen e duarve./ /ervo/ a.jor.