SEUL, 29 shkurt /ATSH-DPA/ – Numri i rasteve me Covid-19 në Korenë e Jugut arriti në më shumë se 3 000, pasi autoritetet shëndetësore raportuan sot 813 raste të reja.
Deri tani, në Korenë e Jugut janë regjistruar 3 150 raste me koronavirus, shpërthimi më i madh jashtë Kinës.
Numri i viktimave nga Covid-19 arriti në 17.
Gjithashtu Koreja e Jugut raportoi rastin e parë ku një pacient u infektua përsëri pas shërimit. / /sara/