FRANCË – Ndalohet organizimi i ngjarjeve me mbi 5 000 pjesëmarrës

PARIS, 29 shkurt /ATSH-DPA/ – Franca ndaloi organizimin e të gjitha ngjarjeve me pjesëmarrjen e më shumë se 5 000 personave, për shkak të shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran.

“Vendimi u mor nga Këshilli i Mbrojtjes dhe Ministror”, theksoi Veran.

Mes të tjerash, kjo masë prek maratonën që do të zhvillohet në kryeqytetin francez.

Deri tani, në Francë janë konfirmuar 57 të infektuar. / /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.