ROMË, 25 shkurt /ATSH-DPA/ – Përfaqësues nga Bashkimi Europian, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), do të mbërrijnë nesër në Romë për bisedime lidhur me krizën e koronavirusit.
Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, do të takohet me eurokomisioneren e Shëndetësisë, Stella Kyriakides, drejtorin Rajonal të OBSH-së në Europë, Hans Kluge dhe drejtoreshën e ECDC-së, Andrea Ammon.
Takimi është planifikuar të zhvillohet nesër në orën 11:15 dhe do të pasohet nga një konferencë për shtyp. / /sara/ a.jor.