KINË – Gjashtë provinca ulin nivelin e alarmit për koronavirusin

PEKIN, 24 shkurt /ATSH-ANSA/ – Gjashtë provinca në Kinë kanë ulur nivelin e alarmit kundër epidemisë së koronavirusit duke e kaluar atë nga niveli 1, që është më i larti, në nivelet 2 dhe 3.

Bëhet fjalë për provincat e Gansusë, Liaoningut, Guizhousë, Yunnanit, Shanxisë dhe Guangdongut.

Masat e autoriteteve pasojnë ftesën e presidentit Xi Jinping për një kthim në jetën e përditshme duke rifilluar aktivitetet, që u ndërprenë gjatë kësaj urgjence shëndetësore./    /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.