SPANJË – Stuhia e rërës paralizon trafikun ajror në Ishujt Kanarie

MADRID, 23 shkurt /ATSH-DPA/ – Një stuhi rëre dhe erëra të forrta ndikuan ndjeshëm trafikun ajror dhe festimet e karnavaleve në ishujt Kanarie.

“Për shkak të përkeqësimit të situatës, u mbyllën të gjitha aeroportet në ishujt turistik të Spanjës”, njoftoi autoriteti administrativ, Aena.

Në Gran Canaria, fluturimet nuk pritet të rinisin para orës 20:00.

Autoritetet deklaruan se do të përpiqen të devijojnë fluturimet në aeroportet e tjera. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.