RIAD – Ministrat e financave të G20-ës diskutojnë reformën globale të taksave

RIAD, 22 shkurt /ATSH-DPA/ – Ministrat e Financave të fuqive të mëdha ekonomike planifikojnë të diskutojnë sot rregulloret e reja për taksimin e korporatave ndërkombëtare në Arabinë Saudite.

Përpara takimit të vendeve të G20-ës në kryeqytetin saudit, Riad, ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, bëri thirrje për arritjen e një marrëveshjeje deri në fund të vitit.

“Këtu nuk pres ndonjë rezultat konkret, por të gjithë e dinë se duhet të arrihet këtë vit”, deklaroi Scholz, i cili është gjithashtu nënkancelar i Gjermanisë.

Si pjesë e reformave, po propozohet një normë globale minimale e taksave, në mënyrë që të frenohet dërgimi i kapitalit në parajsat fiskale, ndërsa gjigantët e teknologjisë si Facebook dhe Google do të kërkohen të paguajnë më shumë. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.