TURQI – Banka Qendrore ul normën e interesit në 10,75%

STAMBOLL, 19 shkurt /ATSH-DPA/ – Banka Qendrore e Turqisë uli normën e interesit në 10,75%, duke shënuar një ndryshim dramatik që nga vera e kaluar.

Banka njoftoi se uli normën e repove nga 11,25% në 10,75%, ulja e gjashtë radhazi që nga korriku, kur norma ishte 24%.

Në muajin korrik, presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili favorizon uljen e normave, zëvendësoi guvernatorin e mëparshëm, pasi ky i fundit nuk ndoqi udhëzimet për normat e interesit.

Duke u larguar nga teoria tradicionale ekonomike, Erdogan mendon se normat e ulëta të interesit nënkuptojnë inflacion të ulët. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.