MYNIH – Stoltenberg: Besoj vetëm te bashkimi euro-amerikan

MYNIH, 15 shkurt /ATSH-ANSA/ – Unë nuk besoj te një Europë që ia del e vetme, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një fjalimi në Konferencën për Sigurinë që po zhvillohet në Mynih.

”Madje, nuk besoj as edhe te një Amerikë që ia del kështu”, theksoi ai.

”Unë besoj vetëm te një bashkim Europë-SHBA”, deklaroi Stoltenberg.

”Europa dhe SHBA janë partnerë të pazëvendësueshëm. Kemi nevojë për më shumë Europë, kjo është e vërtetë, por kjo është vetëm një pjesë e zgjidhjes. Më shumë Europë nuk do të thotë një Europë që ia del e vetme”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një fjalimi në Konferencën për Sigurinë që po zhvillohet në Mynih./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.