GJERMANI – “Tesla” publikon masat mjedisore për ndërtimin e fabrikës

BERLIN, 12 shkurt /ATSH-DPA/ – Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike “Tesla” publikoi sot një sërë masash mjedisore që planifikon të ndërmarrë në vendin e ndërtimit të fabrikës në Gjermani.

Masat përfshijnë ndërtimin e rreth 400 foleve për zogjtë, zhvendosjen e foleve të milingonave dhe hardhucave dhe mbjelljen e trefishit të pemëve që kompania do të presë.

Megjithatë ambjentalistët janë të shqetësuar në lidhje me planet e kompanisë për të ndërtuar të ashtuquajturën fabrikën “Gigafactory” në qytetin e vogël Gruenheide, në shtetin e Brandenburgut në lindje të Berlinit. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.