Kursi i këmbimit, leku zhvlerësohet në raport me monedhat e huaja

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillimjave leku u zhvlerësua ndaj monedhave të huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja u forcua lehtë me 0,01 lekë duke u këmbyer në kuotën 121,92 lekë, ndërsa monedha e gjelbër amerikane këmbehet sot me 111,32 lekë, ose 0,08 lekë më shumë se në fundjavë.

Aktorët e tregut shprehen se luhatjet janë të lehta dhe në përgjithësi tregu valutor vendas reflekton ecurinë në bursat ndërkombëtare, por sidoqoftë theksojnë ata, kërkesë-oferta e brendshme dominon në ‘sjelljen’ e tregut valutor.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 111.32 +0.08
Euro EUR 121.92 +0.01
Poundi britanik GBP 143.86 -0.01
Franga zvicerane CHF 113.93 -0.09
Jeni japonez (100) JPY 101.47 +0.09
Dollari australian AUD 74.51 +0.28
Dollari kanadez CAD 83.75 +0.16
Korona suedeze SEK 11.52 -0.01
Korona norvegjeze NOK 12.04 +0.06
Korona daneze DKK 16.32 +0.02
SDR SDR 152.61 -0.18
Ari (OZ 1) XAU 175235.34 +722.56
Argjend (OZ 1) XAG 1981.48 +3.10
Juani kinez (onshore) CNY 15.95 +0.05
Juani kinez (offshore) CNH 15.94 +0.05
Lira turke TRY 18.55 -0.03

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.