Rama citon Gëten: Në fushën e ideve çdo gjë varet nga entuziazmi…në botën reale gjithçka mbi këmbënguljen

TIRANË, 31 janar /ATSH/ – Kryeministri Edi Rama, e ka nisur sot ditën duke cituar shkrimtari gjerman Volfgang von Gëte.

“Në fushën e ideve çdo gjë varet nga entuziazmi … në botën reale gjithçka qëndron mbi këmbënguljen”. Ishin këto fjalë të shkrimtarit gjerman Volfgang von Gëte që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto muaj apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.