SHBA – FED ruan qëndrueshmërinë e normave të interesit

UASHINGTON, 29 janar /ATSH-DPA/ – Rezerva Federale e SHBA-së mbajti sot në nivel të qëndrueshëm normat e interesit, ashtu siç pritej gjerësisht, duke përmendur tregun e fortë të punës dhe aktivitetin ekonomik me rritje të moderuar.

Në një deklaratë, pas takimeve dyditore, Komiteti Federal i Tregut të Hapur (FOMC), theksoi se do ta linte normën e fondeve federale të pandryshuar mes 1,5% dhe 1,75%.

“Komiteti gjykon se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për të mbështetur zgjerimin e vazhdueshëm të veprimtarisë ekonomike, kushtet e forta të tregut të punës dhe kthimin e inflacionit në objektivin 2% të Komitetit”, deklaroi FOMC. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.