AMAN, 27 janar /ATSH-ANSA/- Mbreti i Jordanisë, Abdallah II ripohoi kundërshtimin e tij kundrejt planit të paqes të Trump, në lidhje me konfliktin Izrael-Palestinë.
“Pozicioni ynë për planin është shumë i qartë, ne e kundërshtojmë atë”, deklaroi ai në një konferencë për shtyp.
Mbretëria e Jordanisë dhe Egjipti janë dy vendet e vetme arabe, të cilat kanë një traktat paqeje me Izraelin, por kohët e fundit marrëdhëniet me Jordaninë nuk kanë qenë më të njëjtat, veçanërisht pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi qëllimin e tij për të aneksuar Luginën e lumint Jordan, një zonë e madhe, pjesërisht palestineze, që ndodhet përgjatë kufirit mes dy shteteve.
Nesër pritet të paraqitet zyrtarisht plani që presidenti amerikan, Donald Trump, e ka cilësuar si “marrëveshjen e shekullit”./ /ervo/