IRAN – Rohani: Po punojmë për të parandaluar përballjen ushtarake ose luftën

TEHERAN, 16 janar /ATSH-AFP/- Presidenti Hassan Rohani deklaroi sot se po punon çdo ditë për të ndaluar luftën, disa ditë pas përballjes reciproke në Irak të Uashingtonit dhe Teherani.

“Qeveria po punon përditë për të parandaluar një përballjes ushtarake ose luftën dhe ky është edhe shqetësimi im i përditshëm”, tha Rohani, gjatë një fjalimi në televizion.

Rohani bëri komentet e tij, kur Teherani sulmoi objektivat ushtarake amerikane në Irak më 8 janar, në shenjë hakmarrjeje për eliminimin nga ana e Uashingtonit e gjeneralit iranian Qassem Soleimani.

Kjo rritje e fundit e tensioneve ngjalli thirrje botërore për ulje të tensioneve, nga frika e një përhapjeje të gjerë në Lindjen e Mesme.

Presidenti Rohani se Irani e kishte marrë shpërblimin e tij ushtarak ndaj vrasjes së gjeneralit Soleimani nëpërmjet sulmeve me raketa kundër bazave irakiane të përdorura nga ushtria amerikane./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.