IRAN – Rohani: Kërkojmë shmangien e luftës, mbrojmë dialogun

TEHERAN, 16 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti iranian, Hassan Rohani konfirmoi sot se dëshironte të shmangte luftën pasi Teherani dhe Uashingtoni u shfaqën përballë konfrontimit ushtarak të drejtpërdrejtë në fillim të janarit, për të dytën herë në një vit.

Në afrim të zgjedhjeve legjislative të 21 shkurtit, lajmet si vështirësi për kampin e moderuar të Rohanit dhe në kontekstin e tensioneve në rritje mes Teheranit dhe Perëndimit për programin bërthamor iranian, Rohani deklaroi gjithashtu se dëshironte të vazhdonte dialogun me botën për këtë çështje.

“Qeveria po punon çdo ditë që të pengojë një përballje ushtarake apo luftë”, theksoi ai në një fjalim në Bankën Qendrore.

Më 8 janar, Teherani sulmoi bazat ushtarake amerikane në Irak në kundërpëgjgije të eliminimit nga Uashingtoni të gjeneralit iranian, Qassem Soleimani./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.