IRAN – Rohani bën thirrje për bashkim kombëtar pas katastrofës ajrore

TEHERAN, 15 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti iranian, Hassan Rohani bëri thirrje për bashkim kombëtar dhe një ndryshim radikal në mënyrën e qeverisjes së vendit të tij pas katastrofës së avionit ukrainas, të rrëzuar në Teheran, gjë që shkaktoi manifestime në Iran.

“Njerëzit kërkojnë të sigurohen që autoritetet t’i trajtojnë me sinqeritet, integritet dhe besim”, deklaroi Rohani duke iu kërkuar forcave të armatosura të kërkojnë falje dhe të shpjegojnë për popullin atë që ka ndodhur që njerëzit të kuprojnë se ata nuk dëshirojnë të fshehin asgjë.

“Populli kërkon ndryshim”, nënvizoi presidenti iranian, Hassan Rohani duke iu referuar zgjedhjeve legjislative në shkurt.

“Populli është mësuesi ynë […] dhe ne jemi shërbëtorët e tij. Shërbëtoi duhet t’i drejtohet mësuesit me modesti, saktësi dhe ndershmëri”, deklaroi Rohani në fjalimin e tij./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.