MOSKË, 14 janar /ATSH-AFP/ – Burri i hekurt, libiano-lindori, Khalifa Haftar, i cili lufton qeverinë libiane të pranuar nga OKB (GNA), është larguar nga Moska pa nënshkruar armëpushimin e nënshkruar nga rivali i tij, theksoi sot diplomacia ruse.
“Marshalli Haftar kishte kërkuar një afat për të reflektuar para nënshkrimit zyrtar të armëpushimit të pranuar nga rivali i tij, Fayez al-Sarraj, por ai është larguar nga Moska pa dhënë nënshkrimin e tij mbi dokumentin e negociuar nën drejtimin e Ankarasë dhe Moskës”, theksoi zëdhënësja e ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zakharova.
Trupat e dy kampeve janë përfshirë në një luftë të përgjakshme në portat e Triipolit që prej nëntë muajsh./ /ec/