Pritet vetëm firma, Kajer mbrojtësi i ri i “Milanit”

TIRANË, 11 janar/ATSH-A. Fortuzi/-Simon Kajer është një mbrojtës i “Milanit”. Danezi ka mbërritur mëngjesin e sotëm në klinikën “La Maddonina” për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas është drejtuar në zyrat e klubit kuqezi dhe pritet të nënshkruaj kontratën me djajtë e kuq.

“Milani’ dhe “Atalanta” kanë rëndë dakord që Kajer të transferohet në tek kuqezinjtë me formulën e huazimi dhe do të marrë vendin e Caldaras së larguar tashmë në drejtimin e kundët. Ish futbollisti i “Palermos” dhe “Romës” nuk u përshtat në asnjë moment me lojën e trajnerit Gasperinit, duke bërë që futbollisti të ishte jashtë projektit. Nga krahu tjetër, kalimi i Kajer tek kuqezinjtë plotëson një dëshirë të trajnerit të “Milanit”, Piolit, që kërkonte me ngul një mbrojtës qëndre me eksperiencë për ti dhënë një tjetër formë mbrojtjes së djajve të kuq, që këtë sezon ka zhgënjyer deri më tani me 24 gola të pësuar në 18 ndeshje, pra mesatarisht kuqezinjtë pësojnë 1,3 gola për ndeshje në “Seria A”.

Kajer është një mbrojtës i lindur në vitin 1989 dhe këtë sezon ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar me “Atalantën”. Menaxheri i futbollistit para pak ditësh bëri të ditur se duke parë mos aktivizimin e të asistuarit të tij i kishte kërkuar bergamaskëve të lejonin transferimin e tij në dritaren e merkatos së janarit.

Skuadra zikaltër nuk u imponua, duke pranuar vullnetin e futbollistit. Në pak ditë, “Atalanta” dhe “Milan” kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e futbollistit dhe mëngjesin e të shtunës, Kajer zhvilloi vizitat mjekësore në qytetin e Milanos, në klinikën “Millanello”. Po këtë javë dy skuadrat mbyllën pozitivisht edhe një tratativë tjetër, atë të transferimit të Caldaras te “Atalanta”. Mbrojtësi i rritur në akademinë Bergamaske, u transferuar sezonin e shkuar nga zikaltërit te “Juventus”, për t’u transferuar më tej tek “Milani”, ku pati shumë probleme fizike dhe tashmë rikthehet në shtëpi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.