ITALI – Cecilia Alemani emërohet kuratore për Bienalen e Artit në Venecia

ROMË, 10 janar /ATSH-DPA/ – Italiania Cecilia Alemani u emërua sot kuratore e edicionit të vitit 2021 të Bienalës së Artit në Venecia, një nga shfaqjet më të rëndësishme të artit në botë.

Në një deklaratë nga Bienalja e Venecias, Alemani, aktualisht e vendosur në New York, u emërua gjithashtu shefe e Departamentit të Arteve Pamore të Bienales.

“Është nder i madh të marr këtë pozicion në një nga insituctionet italiane më prestigjoze dhe më të njohura në botë”, deklaroi Alemani.

Aktualisht ajo është drejtoreshë e programit të artit publik “High Line” një ish-hekurudhë e shndërruar në një park publik, dhe në vitin 2017 kuroi pavijonin italian në Bienalen e Artit në Venecia . / /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.