TIRANË, 9 janar/ATSH/-Elisa Spriopali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e konsideroi moment historik marrjen e kryesimit të OSBE-së nga Shqipëria.
Sipas saj, kjo është mundësi për të shpalosur vizionin identitar europeist që ka vendi ynë, si garanti i paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria është moment historik, përvojë shënjuese po aq sa edhe një mundësi për të shpalosur vizionin identitar europeist që ka vendi ynë, si garanti i paqes dhe stabilitetit në rajon”-, tha Spiropali. /a.a/