VJENË- Kurz propozon një takim të nivelit të lartë mes Iranit dhe SHBA-së

VJENË, 5 janar /ATSH-MIA/ – Lideri i OEVP-së , Partisë Popullore Konservatore në Austri Sebastian Kurz, dhe kancelari i mundshëm i ardhshëm i shtetit ka propozuar që të mbahet një takim i nivelit të lartë në Vjenë mes Iranit dhe SHBA-së me qellim uljen e tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit.

“Vjena është e gatshme për të qënë vendi i zbatimit të negociatave të mundshme nëse Irani dhe SHBA-ja kërkojnë të zhvillojnë sërish një dialog”, theksoi Kurz gjatë një interviste për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”.

Gjithashtu, lideri i OEVP-së, Sebastian Kurz theksoi se në kryeqytetin austriak janë zhvilluar shumë herë negociata për programin bërthamor të Iranit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.