“Parlamenti i Nxënësve” për herë të parë në Shqipëri, forumi për përmirësimin e cilësisë së arsimit

TIRANË, 5 janar/ATSH/- “Parlamenti i Nxënësve”, i themeluar në 2019 do të shërbejë si një forum ku do të dëgjohet zëri i nxënësve.

Ky forum do të jetë në funksion jo vetëm të përmirësimit të cilësisë së arsimit, por edhe eksperiencës së tyre shkollore.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, bën të ditur se “vitin që lamë pas dhe për herë të parë në Shqipëri u themelua “Parlamenti i Nxënësve”, i cili do të shërbejë si forum ku do të dëgjohet zëri i nxënësve në funksion jo vetëm të përmirësimit të cilësisë së arsimit, por edhe të eksperiencës së tyre shkollore”.

Angazhimi në “Parlamentin e Nxënësve” përbën një ushtrim demokracie dhe vullnetarizmi.” Deputetët e rinj mësojnë për vlerat e të shërbyerit bujar në komunitet, ku punohet jo për interesin personal por për të mirën publike dhe interesin e përbashkët të të gjithë nxënësve./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.