Irlanda e Veriut- Hillary Clinton emërohet rektorja e re e Universitetit “Queen”

LONDËR, 5 janar /ATSH-AA/- Hillary Clinton është emëruar si rektorja e re e Universitetit “Queen” në Belfast, në Irlandën e Veriut.

Ish zonja e parë e SHBA-së, dhe ish sekretarja e shtetit dhe senatorja është emëruar rektorja e 11-të e universitetit dhe gruaja e parë që ka marrë këtë titull.

Clinton, e cila nuk arriti të fitonte zgjedhjet presidenciale në SHBA zotëron një doktoratë nderi nga Universiteti “Queen”. Ajo do të shërbejë si rektore e universitetit për një mandat pesë-vjeçar.

Clinton vizitoi Irlandën e Veriut në vitin 1995 si bashkëshortja e presidentit të atëhershëm Bill Clinton. Bill Clinton ishte presidenti i parë amerikan që vizitoi vendin gjatë mandatit të tij.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.