JAPONI – Abe takon Rohanin, në një përpjekje ndërmjetësimi me SHBA

TOKIO, 20 dhjetor /ATSH-AFP/ – Vizita e presidentit iranian, Hassan Rohani, sot në Japoni, është e para që bën një drejtues iranian gjatë dy dekadash.

Tokio po përpiqet të marrë rolin e ndërmjetësit mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Zëdhënësi i qeverisë iraniane, Ali Rabiei e minimizoi aspektin e ndërmjetësimit duke thënë se vizita në Tokio nuk kishte lidhje me çështje të tilla si negociatat me amerikanët.

Ekonomia iraniane është prekur rëndë nga sanksionet e vëna nga SHBA, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u tërhequr nga pakti ndërkombëtar për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, është përpjekur të krijojë lidhje mes këtyre dy fuqive rivale.

Dikur blerëse e madhe e naftës bruto të Iranit, Japonia i ndërpreu blerjet për të mbështetur sanksionet amerikane./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.