SHBA – Boeing pezullon prodhimin e 737MAX nga janari

UASHINGTON, 17 dhjetor /ATSH-AFP/ – Prodhuesi aeronautik Boeing njoftoi sot se do të pezullonte prodhimin e 737MAX, ndaluar të fluturojnë që prej nëntë muajsh pas dy aksidenteve të përgjakshme.

Prodhuesi amerikan theksoi se kishte vlerësuar në mënyrë të vazhdueshme planet e prodhimit në rast të palëvizshmërisë së zgjatur të MAX.

“Pas këtij vlerësimi të vazhdueshëm, ne kemi vendosur t’i japim prioritet livrimit të avionëve të magazinuar dhe të pezullojmë përkohësisht prodhimin e programit 737 duke nisur nga muaji i ardhshëm”, theksoi ai në një komunikatë duke shtuar se nuk parashikonte largim nga puna të punonjësve./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.