Foto/ Portali “Infermierë për Shqipërinë”, mbi 900 të punësuar në të gjithë vendin

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Sadete Rexha, Ermira Doçi dhe Nerida Lamaj sapo i janë bashkuar ekipit të infermiereve të spitalit të Tropojës, falë portalit “Infermierë për Shqipërinë”, duke garantuar shërbimin afër vendbanimit për banorët e kësaj zone.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se 987 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar në të gjithë vendin nëpërmjet portalit, falë aftësive të tyre, me meritë dhe transparencë.

Platforma “Infermierë për Shqipërinë” është lançuar në janar të 2018 për punësimin e profesionistëve të shëndetësisë dhe është pjesë e ligjit të ri të kujdesit shëndetësor. Ky konkurs disa herë në vit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.