“Të ndezim një qiri për viktimat dhe të prekurit nga tërmeti”, qytetarët homazhe në sheshin “Skënderbej”

TIRANE, 29 tetor/ATSH/- Qytetarë të shumtë janë bërë bashkë mbrëmjen e sotme në Sheshin “Skënderbej” në një marshim për nderim të jetëve të humbura dhe të të prekurve nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Në shenjë solidariteti, qytetarët kanë ndezur qirinj si homazh për 49 viktimat nga tërmeti i fuqishëm nga ku mbetën të plagosur rreth 731 persona.

Tërmeti i 26 nëntori la pas viktima, të plagosur dhe shumë banesa të rrënuara, por shqiptarët, dhe jo vetëm janë bërë bashkë për t’i dhënë sa më shumë forcë të prekurve.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.