Tërmeti i 26 shtatorit/ Arrin në 42 numri i viktimave

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes konfirmoi pak minuta më parë se “ka shkuar në 42 numri i viktimave nga tërmeti i 26 shtatorit”.

“Trupi i nxjerrë pak më parë tek ish-Këneta e çon në 42 numrin e viktimave. Kurse identiteti i personit të gjetur një orë më parë është Sotiraq Mishaj, 41 vjeç”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se tek godina te Kryqi i Kuq, pranë stadiumit në Durrës, operacioni i kërkim-shpëtimit është mbyllur. /m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.