Psikologët e “Save the Children” për ATSH: Ndihmë maksimale për fëmijët

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ – Psikologët e “Save the Children” ndodhen pranë të prekurve nga tërmeti në Durrës për të qëndruar pranë fëmijëve të traumatizuar.

Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, një nga psikologët e organizatës thotë se janë aty për të dhënë ndihmën tyre maksimale.

“Kemi ardhur të japim ndihmën tonë maksimale duke qenë se situata është kaotike. Po merremi me fëmijët, ti qetësojmë sa më shumë, me lojëra, që të mundohemi të nxjerrim nevojat që kanë. Nëpërmjet pyetjeve që i bëjmë nga lojërat, kuptojmë për çfarë kanë nevojë  apo nëse kanë pasur ndonjë traumë, mundohemi t’i qetësojmë”, – shprehet psikologja e “Save the Children”.

Ajo thotë se kanë ardhur vullnetarisht bashkë me 7 psikologë të tjerë ndërsa djemtë merren më shumë me pjesën e paketimit dhe shpërndarjes së ushqimeve.

Situata pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë vazhdon të jetë e rëndë për familjet në të gjitha zonat e prekura. Grupi i psikologëve dhe ekspertëve po i gjendet pranë fëmijëve për çdo nevojë që ato kanë.

Psikologët ndodhen pranë të prekurve nga tërmeti në Durrës për të qëndruar pranë fëmijëve të traumatizuar

Psikologët ndodhen pranë të prekurve nga tërmeti në Durrës për të qëndruar pranë fëmijëve të traumatizuar

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Donnerstag, 28. November 2019

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.