Arkond Canaj nga Vlora, kompleton palestrën e shkollës në Durrës për të prekurit nga tërmeti

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ Palestra e shkollës “Marie Kaçulini” në Durrës është kompletuar me dyshekë dhe bazë ushqimore, gati për të strehuar qytetarët, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi vendin tonë.

Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, falenderon Arkond Canaj nga Vlora, për ndihmën dhe solidaritetin që ka dhënë, duke shtuar edhe një ambient tjetër për strehimin e të prekurve nga tërmeti.

“Falenderoj Arkond Canaj nga Vlora, i cili ju përgjigj thirrjes për ndihmë duke kompletuar një palestër të shkollës ‘Marie Kaçulini’ në Durrës me dyshekë dhe ushqime. Një gjest që ju ktheu buzëqeshjen këtyre fëmijëve të vegjël e që shërben edhe si thirrje për të gjithë për të qenë sa më solidarë në këto momente të vështira”, – shprehet Gjiknuri duke inkurajuar qytetarët me këtë shembull solidariteti, në kushtet e fatkeqësisë natyrore.

/e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.