Gjylameti: Çdo hapësirë është vendosur në dispozicon për emergjencat

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Deputetja e PS-së së Tiranës, Blerina Gjylameti tha se “çdo hapësirë është vendosur në dispozicon për emergjencat”.

“T’i japim sot njëri-tjetrit vetëm solidaritet dhe të lëmë pak nga koha jonë për të ndihmuar ata që sot kanë më shumë nevojë”, tha Gjylameti.

Ajo informoi se qendrat sociale në Tiranë janë hapur për strehim e ushqim. “Kombinat, Shkozë, Zogu i Parë, 5 Maji, Lanabregas. Telefononi 112 për çdo nevojë emergjente”, informoi Gjylameti. /m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.