Ministria e Brendshme: Viti 2019, asnjë vjedhje me pasojë vdekjen në Shqipëri

Gepostet von Ministria e Brendshme am Donnerstag, 21. November 2019

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Për vitin 2019 nuk është shënuar asnjë vjedhje me pasojë vdekjen në vendin tonë.

Ministria e Brendshme në pasqyrën krahasuese të kësaj vepre të rëndë penale, evidenton faktin se shtimi i rendit dhe sigurisë në vend falë punës parandaluese të Policisë ka bërë që të mos regjistrohet asnjë ngjarje e tillë me pasojë vdekjen e shtetasve shqiptarë nga fillimi i vitit, deri në fund të muajit shtator.

Në të dhënat krahasuese ku janë marrë në analiza periudha të ndryshme, evidentohet se grabitjet me pasojë viktima në njerëz kanë ardhur në rënie të vazhdueshme, duke u zeruar në vitin që flasim.

Konkretisht në vitin 2013 janë shënuar 6 vepra të tilla penale, kurba e të cilës në vitin 2018 ka ardhur në përgjysmim, me vetëm 3 grabitje me pasojë vdekjen. Ndërkohë që për të njëjtën periudhë 9-mujore nuk është shënuar asnjë vepër e rëndë me pasojë e jetën e qytetarëve. /a.sh./ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.