Raportimi financiar, certifikohen 20 ekspertë mbi standardet ndërkombëtare

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/- 20 ekspertë nga sektori publik, akademia dhe shoqatat e kontabilitetit në Shqipëri dhe Kosovë u trajnuan mbi standardet ndërkombëtare të kontabilitetit në sektorin publik, në kuadër të programit PULSAR- Public Sector Accounting Education Community of Practice (EduCoP).

Falë njohurive të marra, ata do të kontribuojnë në përmirësimin e raportimit financiar dhe kontabilitetit në sektorin publik, si dhe në zhvillimin e kapaciteteve në vend për të dhënë trajnime me cilësi në këtë fushë.

Pas testimit ata përfituan certifikimin për standardet ndërkombëtare të kontabilitetit në sektorin publik të njohur ndërkombëtarisht.

Trajnimi u organizua nga Banka Botërore në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA).

/a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.