SHBA – Trump në kërkim të votave të elektoratit afro-amerikan

UASHINGTON,  8 nëntor /ATSH-AFP/- Në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, Donald Trump ka nisur një fushatë joshjeje, që po ngjall reagime të forta, për të marrë votat e elektoratit me ngjyrë.

Miliarderi republikan, në kërkim të një mandati të dytë katërvjeçar, i dha udhë sot në Atlanta koalicionit “Njerëzit me ngjyrë për Trump”.

“Amerikanët me ngjyrë nuk kanë pasur kurrë më parë një mbrojtës më të mirë se presidenti Trump”, siguroi Katrina Pierson, anëtare e ekipit të fushatës së Trump-it.

Megjithatë, kjo formulë nuk është shumë bindëse, edhe pse ish-sipërmarrësi paraqet vazhdimisht shifrat më të ulëta të papunësisë./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.