7 vende të Ballkanit synojnë forcimin e bashkëpunimit në sektorin bankar

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/- Shqipëria, Qipro, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia synojnë forcimin e bashkëpunimit mes tyre në sektorin bankar.

Gjatë një takimi që u zhvillua në fund të  muajit tetor në Athinë të Greqisë, përfaqësuesit e Shoqatave të Bankave nga këto shtete diskutuan për forcimin e marrëdhënieve mes Shoqatave të Bankës në Ballkan.

Besimi i përbashkët i të gjithë pjesëmarrësve është se ky takim, ka vënë bazën për lidhje më të forta midis komuniteteve bankare të rajonit të Ballkanit.

I pranishëm në forumin bankar, të shtatë vendeve të Ballkanit, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave Spiro Bumbulli, shprehu vlerësim për zgjerimin e bashkëpunimit mes vendeve në fushën bankare dhe bashkëpunim reciprok në zhvillimin e iniciativave të reja në këtë fushë. e.xh/ j.p.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.