TIRANË, 4 nëntor /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillim jave që përkon edhe me fillim muajin nëntor 2019, leku ka forcuar pozitat në raport me valuat e huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha vendase ka fituar 0.25 lekë dhe 0.11 lekë respektivisht ndaj dollarit amerikan dhe euros.
Sot euro këmbehet me 123 lekë dhe monedha e gjelbër amerikane këmbehet 110.34 lekë.
Ndërsa paundi britanik është zhvlerësuar me 0.72 lekë krahasuar me fundjavën e kaluar dhe franga zvicerane ka humbur 0.40 lekë.
Sipas aktorëve të tregut, luhatjet janë të pritshme dhe brenda parashikimeve të Bankës Qendrore, ndërsa pritet qe efektet e sezonalitetit të reflektohen muajin e ardhshëm kur shtohen flukset tregtare për shkak të festave të fundvitit.
Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
---|---|---|---|---|
Dollar Amerikan | USD | 110.34 | -0.25 | |
Euro | EUR | 123.08 | -0.11 | |
Poundi Britanik | GBP | 142.45 | -0.72 | |
Franga Zvicerane | CHF | 111.62 | -0.40 | |
Jeni Japonez (100) | JPY | 101.76 | -0.59 | |
Dollari Australian | AUD | 76.20 | -0.04 | |
Dollari Kanadez | CAD | 83.86 | -0.14 | |
Korona Suedeze | SEK | 11.53 | +0.05 | |
Korona Norvegjeze | NOK | 12.14 | +0.05 | |
Korona Daneze | DKK | 16.48 | -0.01 | |
SDR | SDR | 152.27 | -0.28 | |
Ari(OZ 1) | XAU | 166568.16 | -378.50 | |
Argjend(OZ 1) | XAG | 1993.77 | +0.94 | |
Juani Kinez (onshore) | CNY | 15.69 | -0.02 | |
Juani Kinez (offshore) | CNH | 15.69 | -0.01 | |
Lira Turke | TRY | 19.38 | +0.05 |
e.xh/ /a.g/