Fondet IPARD/ 50% financim për agropërpunimin

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/- Agropërpunimi është një mundësi e mirë për të investuar dhe rritur të ardhurat në ekonominë rurale.

Programi IPARD-II ka hapur Thirrjen e Dytë të aplikimit për Masën e 3-të “Investime në aktive fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit”.

Programi mbështet grant 50% të totalit të investimit që shkon nga 25,000 euro deri në 2,000,000 euro.

Thirrja është e hapur nga data 30 Tetor deri në 16 Dhjetor 2019 dhe të gjithë fermerët dhe agropëpunuesit mund të aplikojnë me projekte investimi në sektorin e përpunimit, dhomave frigoriferike, qëndrave të tregtimit apo edhe markatave të peshkut. e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.