HUNGARI – Qeveria braktis reformën e diskutueshme gjyqësore

BUDAPEST, 1 nëntor /ATSH-DPA/- Qeveria konservatore nacionaliste e kryeministrit hungarez Viktor Orban ka braktisur përfundimisht një plan të diskutueshëm mbi ndarjen e gjykatave administrative nga sistemi aktual gjyqësor.

“Qeveria ka vendosur të mbrojë gjykatat nga debatet e tepërta dhe ka zgjedhur të mbajë gjyqësorin të unifikuar në vend që të ndajë gjykatat administrative”, tha ministri i Drejtësisë, Judit Varga.

”Qeveria planifikon të miratojë një legjislacion që lejon procese më të shpejta’’, theksoi Varga.

Plani është konsultuar si në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, me kritikët që pretendojnë se kjo gjë do i hapë rrugën ndikimit politik në gjykatat administrative, të cilat gjithashtu trajtojnë çështje si zgjedhjet dhe mosmarrëveshjet tatimore.

Plani i reformës së  kryeministrit Orban u kritikua edhe nga Komisioni i Venecias, organi ekspert i Këshillit të Europës për çështje kushtetuese.   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.