Lezhë/ Mbi 150 fermerë përfituan fonde nga Skemat Kombëtare të Mbështetjes

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Mbi 150 fermerë në qarkun e Lezhës përfituan vitin e kaluar financim të drejtpërdrejtë nga Skemat Kombëtare të Mbështetjes për investimet e ndërmarra në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Katër investues të këtij qarku, dy në sektorin e agroturizmit, një në linjën e përpunim/makineri e pajisje për fruta-perime, vaj ulliri e verë dhe një në ambient mbarështimi të kafshëve, përfituan mbi 250 mijë euro secili.

Ndërsa rreth 110 fermerë përfituan nga fondet e buxhetit mbi 150 mijë euro për investime të ndërmarra në blegtori, ferma qumështi, bletari, zëvendësim plastmasi, përmirësim i teknikave të ujitjes, ferma organike, mbështetje për Açuge e mbjellje të reja. /e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.