STRASBURG – PE i kërkon Kinës lirimin e menjëhershëm të Tohtit

STRASBURG, 24 tetor /ATSH-AFP/ – Parlamenti Europian kërkoi sot lirimin e menjëhershëm të intelektualit ujgur, Ilham Tohti, nga provinca kineze e Xinjiangut, të cilit iu dha çmimi Sakharov për të drejtat e njeriut.

Instanca e Strasburgut dha çmimin Sakharov për lirinë e mendimit për këtë ish-profesor të ekonomisë në një Universitet të Pekinit, dënuar me burgim të përjetshëm për separatizëm.

“Parlamenti europian i shpreh të gjithë mbështetjen për punën e tij dhe kërkon që të lirohet menjëherë nga autoritetet kineze”, deklaroi David Sassoli në Parlamentin Europian.

Ai nënvizoi se akademiku ka qenë shumë i përkushtuar për të përmirësuar mirëkuptimin mes ujgurëve dhe hansëve në Kinë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.